Protestës kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar qindra qytetarë.

Një nga protestuesit, përfaqësues i shoqatës së bizneseve, i ka bërë thirrje kryeministrit që të ndërhyjë dhe të ulë çmimet, dhe të mos merret me demagogji.

“I kemi bërë qeverisë 11 kërkesa, për ti plotësuar. Ne do të qëndrojmë në shesh ditë e natë. Oligarkia dhe monopoli në Shqipëri po gllabërojnë gjithçka, dhe ky mjerim sot ka ardhur si monopolizim , Sot 10 kompani komandojnë ekonominë shqiptare. I themi kryeministrit të mos merret me demagogji , por të hetojë tregun.”, tha ai.

Gazetari Osman Stafa tha për BalkanWeb se protestuesit janë zhvendosur në trotuarin përballë Kryeministrisë nga policia.

Ndërkohë sipas informacioneve, policia është njoftuar se protesta do të zhvillohet 24 orë, por Policia Shtetit ka deklaruar se policia do të vijojë në trotuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb