Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi mbështet punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Me anë të një postimi në “Twitter”, Varhelyi tregon se ka pasur një diskutim me Rudina Hajdarin dhe thekson se Reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSCE-ODIHR është thelbësore për Shqipërinë dhe përparimin në rrugën e BE-së.

“Patëm një diskutim të mirë sonte me Rudina Hajdarin në rolin e saj si bashkëkryetare e komisionit parlamentar ad-hoc për reformën zgjedhore për të shprehur mbështetjen për punën në vazhdim. Reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSCE-ODIHR është thelbësore për Shqipërinë dhe përparimin në rrugën e BE-së”, shkruan Varhelyi.

Varhelyi
Varhelyi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb