Një luftë e pafund për Olivia Newton-John. Artistja australiane, protagonistja e paharruar e Grease në krah të John Travolta, ka zbuluar dje në mbrëmje në një intervistë se është goditur sërish nga një tumor.

I treti në tre dekada për artisten e cila ka folur në ‘Sunday Night’, i Seven, një emision që jepet edhe nga Cnn, që po kurohet me mjekime ‘moderne’ dhe natyrale, pasi zbuloi në 2017 që kishte një tumor në kolonën vertebrale.

Kalvari i luftës së saj me sëmundjen e rëndë ka filluar në 1992 me një tumor në gjoks, në 2013 ajo ka pasur një tjetër gjëndër në shpatull.
’Bashkëshorti im është gjithmonë aty dhe më ka mbështetur gjithmonë dhe besoj që do ta mund kancerin edhe këtë herë, është ky objektivi që unë kam’, ka shtuar këngëtarja.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb