Partizani ka rinisur stërvitjen, por pa trajnerin Ilir Daja. Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi për ndarjen e palëve. “Panorama Sport” ka publikuar pamjet ku shihet se lojtarët janë duke bërë mbledhje me drejtorin Olsi Rama dhe me zv.trajnerin Renaldo Kalarin.

Ky i fundit drejtoi seancën stërvitore, por nuk dihet në ditët në vijim se kush do të marrë “frenat” e ekipit. Nuk dihet ende pse është bërë kjo mbledhje me lojtarët nga ana e Ramës, por mesa duket, është nga e gjithë kjo situatë e krijuar.

Për trajnerin e ri të Partizanit janë disa emra, ku në “pole position” qëndron Shpëtim Duro, një njohës i mirë i skuadrës së kuqe. Dritan Mehmeti është një tjetër alternativë, që gjithashtu njeh ambientin, pasi po drejton ekipin U-21 të Partizanit. Por nuk është çudi që skuadrën ta mbajë edhe Renaldo Kalari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb