Në vigjilje të ndeshjes miqësore Shqipëri-Norvegji për mediat ka folur edhe drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama. Rama i cili do ta ndjekë këtë sfidë ‘live’ nga stadiumi ka deklaruar se trajner Panucci duhet të kishte zgjedhur edhe lojtarë të tjerë nga Superliga shqiptare.

“Më pëlqen mendimi i Panucci-t për të sjellë lojtarë të rinj dhe për të provuar një lojë ofensive. Kjo është vetëm një ndeshje miqësore për të parë skemat e trajnerit ku dhe rezultatin do të rriste moralin dhe harmoninë në skuadër

Partizani? Ja vlen të kthehet vështrimi edhe nga kampionati shqiptar sepse është rritur cilësia. Panucci-t mund të merrte edhe Trashin pasi është një lojtar me shumë cilësi dhe e meritonte një ftesë te Kombëtarja”, u shpreh Olsi Rama.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb