FSHF nisi sot kursin e “Drejtorit Sportiv”. Në ambientet e FSHF-së, jo pak drejtues aktualë klubesh kanë nisur nën kurimin e Sektorit të Edukimit pranë FSHF-së edhe kursin e radhës për Drejtorët Sportivë, kurs që do të zgjasë deri në datë 16 dhjetor. Mes këtyre personazheve që kanë aplikuar për të marrë licencën si Drejtor Sportiv, bie në sy prania e Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Rama, i cili pak kohë më parë ka marrë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Partizanit.

Si fillim në këtë ditë të parë të kursit, rregullorja e tij u është prezantuar të gjithë pjesëmarrësve nga shefi i sektorit Astrit Maçi, teksa më pas është kaluar tek pjesa e liçensimit të futbollistit, apo edhe liçensat ndërkombëtare. Ditët e kursit për Drejtorët Sportivë do të jenë të ndara sipas një program pune me dy raunde leksionesh dhe referimesh.

Ndërkohë disa e nesërme do të përkoj me teknikat e bilancit administrativë, ku për një kohë të konsiderueshme të gjithë kursantët do të ndalen gjatë, ndërkohë që në pjesën e dytë do shikohet Liçensa e UEFA-s, Rregulli Publik, Organizimi i Stadiumeve, apo edhe Liçensimi i Klubeve në kompeticionet e FSHF-së dhe të UEFA-s. Ja edhe disa nga temat që do të referohen në këtë kurs për Drejtorët Sportivë që nisi sot në FSHF:

1.Administrimi i Burimeve Njerëzore
2.Principet e Komunikimit
3.Kriteret për Përzgjedhjen
4.Principet e Sociologjisë dhe Sociologjia për Futbollin
5.Marketingu dhe e Drejta TV
6.Rregullorja e Lojës dhe Kolegjiumet e Arbitrave
7.Teknika e Tratativës
8.Analizat e një Ndeshje Futbolli
9.Organizimi i Sektorit të të Rinjve
10.Evoluimi i Futbollit Profesionist në Europë
11.Fluksi i Emigrimit të Futbollistëve
12.Administrimit i Websitit
13.Organizimi i Sallës së Shtypit
14.Organizimi i Institucionit të Futbollit
15.Organizimi i Ligave
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb