“Panorama Sport” e kishte paralajmeruar prej ditësh dhe sot është bërë realitet. Mbrojtësi Olsi Teqja, që mbylli sezonin te Shkëndija e Tetovës, ka arritur marrëveshjen me Kamzën.

Ai do të jetë menjëherë nën urdhërat e Bledar Devollit për të qenë gati për sezonin e ri.

Tashmë në moshën 30-vjeçare, eksperienca e Teqjas është një ndihmesë e madhe për ekipin e Kamzës. Mbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Apolonisë, Kastriotit, Tiranës, Laçit dhe Bylisit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb