Prokurori i Pogradecit, Shkëlqim Kokona ka bërë një reagim zyrtar pasi kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela i  kërkoi ILD-së hetim të tij për shkelje disiplinore.

Shkëlqim Kokona thotë se prej 5 vitesh e kanë syrgjynosur në Pogradec teksa prej 40 vitesh i shërben shtetit shqiptar ndërsa ky është viti i fundit që del në pension pleqërie.

Ai thotë se dokumeni i firmosur për hetim, Olsian Çela nuk e ka parë fare si dhe e cilëson si një aferë kriminale.

Për më tepër ai akuzon një avokat për këtë hetim si dhe i kërkon kreut të ILD, Artur Metani të veprojë me ekzigjencë.

 

REAGIMI I PROKURORIT SHKËLQIM KOKONA

Jam prej 40 vjetësh që i shërbeje shtetit shqiptar dhe jam në vitin e fundit për të dalë në pension pleqërie. Kam një karrierë të suksesshme dhe modeste në Drejtësi.

Jam prej 5 vitesh për shkak të dy të sëmurëve mendor ish-presidentit dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm, njëri pas strokut dhe tjetri me diagnozë epilepsi ose idiotësi, i syrgjynosur në Pogrdec.

Inkurajoj prokurorin e përgjithshëm në kryerjen e detyrën me ekzigjencë për rastin tim. Me bindje them se materialin e ka firmosur pa e lexuar fare për shkak të ngarkesës që ka.

E gjitha është aferë kriminale e Prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme që ka përgatitur materialin dhe Venusit’ të Sigurimit të Shtetit dhe aktualisht anëtari i KLP-së dhe Avokatit ‘mikut tim’ Sanxhakut. Ky person është edhe kreu i krimit të organizuar në Drejtësi. Për 30 vjet ka manipuluar duke nxjerrë nga burgu vrasës dhe kriminele duke bërë rolin e sekserit për të gjithë ish-gjyqtarë e lartë dhe për prokurorët e përjashtuar nga Vettingu.

I bëj thirrje shefit të SPAKU- të tërheqë si bashkëpunëtor të Drejtësisë z.Sanxhakun që të zbardhe të vërtetën e krimit të organizuar në Drejtësi dhe të realizojë premtimin që kryeministri i ka dhënë popullit për prangosjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të implikuar në korrupsion.

Pogradeci është lagje e Tiranës dhe Sanaxhaku ka klanin e tij me të cilin kontrollon gjithçka dhe vendos për gjithëçka. 3 muajt e fundit një ish-klient i tij ka lyer duart me gjak me uniformat e policisë së Shteti Shqiptar është arrestuar nga unë.

Kjo është shumë e rëndë për shtetin dhe prandaj po reagoj. I bëj thirrje z.Artur Metanit të veprojë me ekzigjencë dhe ‘mos lërë kusur’ pa më bërë mua.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb