Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela në një lidhje live ka raportuar në Kuvend në lidhje me punën e Prokurorisë.

Cela tha se Prokuroria ka shënuar tregues pozitivë në luftën ndaj krimit, kurse shtoi se bashkëpunimi mes Policisë dhe Prokurorisë ka qenë efikas.

Bashkëpunimi me institucionet ka qenë pozitiv. Ka pasur një bashkëpunim të mirë mes Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore. Ka tregues pozitivë në luftën ndaj krimit. Jemi në periudhën e plotësimit të rekomandimeve të reja. Vlerësoj bashkëpunimin me KLP-në.

Tashmë kemi dy Prokurori, atë të Posacme dhe atë të zakonshmen. Mendoj se sistemi gjithsesi ka probleme, por më shumë janë akumuluar në vite. Por sistemi statistikor është optimal. Do jetë një sfidë për ne që të kemi statistika më të mira”, tha Cela.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb