Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për të votuar për të votuar kandidatët dy vendet vakante në KLP.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se mbledhja është duke u zhvilluar sipas rregullave të diktuara nga pandemia e COVID-19 dhe se regjistrimi i prokurorëve ka nisur prej mëngjesit.

“Në garë për dy vende vakante janë 5 kandidatë, Albert Kuliqi, Elona Alvora, Eloida Goxhi, Zeqir Hoda dhe Moisi Duda. Këta 5 prokurorë kandidojnë për dy vendet vakante të lëna bosh nga Besnik Cani dhe Arben Dollapi.
Ndryshe nga më herët, këtë radhë Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur që nga ora 8 e mëngjesit deri në 11:30 të gjithë prokurorët të vijnë dhe të regjistrohen dhe para votimit do të shihet nëse arrihet kuorumi i nevojshëm. Ligjërisht duhet që të jenë të pranishëm 140 prokurorë, në të kundërt mbledhja konsiderohet joligjore sepse nëse nuk ka kuorum, prokurorët nuk mund të votojnë për përfaqësuesit e tyre në qeverinë e prokurorëve për dy vendet vakante.
Që nga ora 8 ka qenë prokurori i përgjithshëm që është regjistruar i pari dhe sipas radhës më pas SPAK, Prokuroria e Tiranës dhe prokuroritë e rretheve”, deklaroi Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: