Kryeprokurori Olsian Çela foli për një situatë të paprecedentë të krijuar në qytetin e Elbasanit.

Zyrtari i lartë i Prokurorisë, i ndodhur sot në Elbasan pranoi se qyteti po kontrollohet nga krimi dhe se prokuroria dhe policia nuk mund ta tolerojnë më që ky qytet të përdoret për të larë hesapet mes bandave, prandaj shtoi se ndaj tyre duhet një përgjigje ekzemplare.

“Niveli i krimit të rëndë dhe organizuar në Elbasan po rritet. Po vihet se re krimi po kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike. Kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përgjigje ekzemplere nga shteti. Një qytet s’mund të kthehet në vend për luftë mes bandash për kontroll territoresh apo për hesapet mes tyre. Kjo që ndodh është maja e ajsbergut. As Elbasani dhe as qytete të tjera nuk mund të merren peng nga këto grupe.

Ai kërkoi që të ndërhyjnë edhe forca më të specializuara që në qytet të kthehet normaliteti.

“Neve nuk do të shpikim rrotën, kemi eksperienca shumë pozitive se si është përballur shteti me këto grupe, s’na mungojnë njerëzit e aftë, as mjetet për ta luftuar krimin. Nga ana e prokurorisë dhe policisë së shtetit janë të gjithë të angazhuar t’ju mbështesim për të përballuar situatat kriminale. Ka nevojë për një qaseje tjetër, përgjigjja s’mund të jetë vetëm e prokurorisë dhe policisë. Ka struktura të tjera të specializuara që duhet të përfshihen. Duhet t’i japim përgjigje sa më të shpejtë pasi situata është e jashtëzakonshme”,- theksoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb