Olta Gixhari dhe Indrit Cobani, rishfaqen të dashuruar pas 9 vjetësh. Edhe këtë herë në skenën e Teatrit Kombëtar. Shfaqja e pare ishte tek “Pamje nga Ura” e Artur Miller. Puthja e tyre e parë, në 2007, u bë objekt i mediave për të thyer tabutë, aq sa sot nuk është më lajm, megjithëse ka tërhequr vëmendjen e spektatorëve (kryesisht meshkuj).

Ashtu si atëherë, edhe me “Tre motrat” e Çehovit, është e vështirë të gjesh bileta. Sot në orën 19 ata do të jenë sërish në skenë, por biletat janë shitur. Vetëm në shkurt mund të gjenden bileta për shfaqjen që zgjat 4 orë. Sigurisht që nuk mund të lihet pa u përmendur aktori i madh, Bujar Asqeriu, dëshmitar i dy sukseseve, bashkë me 2 aktorët.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: