Prej disa ditësh, aktorja simpatike është duke vizituar Turqinë. Krahas vendeve piktoreske që Olta Gixhari ka vizituar, nuk ka harruar pa takuar dhe mikun e saj të vjetër. Ashtu si duket edhe nga fotot, Olta dhe Nik Xhelilaj kanë kaluar disa kohë së bashku.

Prej vitesh, aktori simpatik zhvillon karrierën e tij në Turqi, ku është shndërruar në një nga emrat më të dashur sa u përket telenovelave turke. Nga ana tjetër, Olta vijon të korrë sukses në Shqipëri, me projektet e ndryshme në të cilën
merr pjesë. Si dy aktorë shumë të dashur për publikun, por edhe si dy miq të mirë, Olta dhe Niku kanë pozuar para aparatit, duke i dhënë njëri-tjetrit një përqafim shumë të ngrohtë.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb