TIRANE

Ditën e djeshme aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari zbuloi se u bë nënë për herë të parë. Ajo së bashku me partnerin e saj mirëpritën në jetë djalin e tyre pasditen e së premtes.

Pak më vonë lajmit të bukur akotoja zbuloi edhe foton e parë dhe emrin e të birit, bashkë me një mesazh emocionues. Siç shkruan aktorja, fjalët janë të vështira për ta përshkruar lumturinë, por ndihet e bekuar që i biri erdhi në jetë në një kombinim shifrash të saj dhe të bashkëshortit: 21 dhe 8.
Olta shpjegon edhe emrin Amar me të cilin ka pagëzuar të voglin e sapolindur.

“Parasja ime sapo mbërriti! U bëra nënë. Qenka e vertetë, është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura, të përcjellësh këtë përjetim të thellë Vetëm me një fjalë. E dua çmendurisht

Djali ynë erdhi në jetë më 21.8.2020. Kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij, 21, dhe datën e lindjes sime, 8. Lindja e tij erdhi në mënyrë natyrale.

Biri ynë quhet Amar. Emri vjen nga hebraikja, që do të thotë i Përjetshëm dhe nga arabishtja, që do të thotë Hënë. Uroj të ketë një det me lumturi përjetë.
I them babit të Amar që e dua shumë. Faleminderit që më bën të ndihem e jashtëzakonshme!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: