TIRANE

Aktorja e njohur, Olta Gixhari duket se është duke përjetuar periudhën më të bukur në jetën e saj dhe nuk ka hezituar t’i ndajë emocionet e saj me të gjithë.

Ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur duke përshkruar gjithë mrekullitë që i ka dhuruar zoti femrave gjatë pritjes së ëmbël.

“Zoti ka bërë mrekulli me trupin e femrës, gjinjë të fryrë nga qumështi, bark i rrumbullakosur si një vend special ku rrisim kryeveprën tonë. Shijojeni shtatzëninë, mos kini ‘turp’ nga trupi juaj në këtë proces magjik. E ka fal zoti femrën. Ju dua qenie të bukura që vetëm dashuri përcillni”, ka shkruar Otla Gixhari krah postimit në ‘Instastory’.

Olta duket mjaft e lumtur nga kjo pritje e ëmbël dhe ka nisur të publikojë herë pas here momente të ndryshme me barkun e rrumbullakosur që rritet nga dita në ditë

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: