Ministrja për Europën dhe punët e Jashtme, ka reaguar në lidhje me Ditën e Çlirimit të Kosovës, 23 vite më parë nga forcat e NATO-s.

Me anë të një statusi në Facebook, Xhaçka ka falënderuar NATO-n dhe SHBA-të për ndihmën që i dhanë Kosovës ndërsa ka shtuar se Kosova ka ende shumë përpara pavarësisht përparimit që ka bërë.

“Urime Kosovë për ditën e lirisë!
Një ditë e shënuar në historinë e gjithë popullit shqiptar. Mirënjohje përjetë për të gjithë ata që luftuan e sakrifikuan kaq shumë për këtë ditë, UÇK-së dhe udhëheqësve të saj për luftën heroike, dëshmorëve dhe veteranëve të kësaj lufte, që u përballën me forcat barbare të Milosheviçit.

Mirënjohje Presidentit Rugova, vizionarit të lirisë së Kosovës. Mirënjohje të thellë #NATO-s dhe #SHBA-ve. Kosova ka bërë shumë rrugë që nga ajo ditë dhe ka ende shumë rrugë për të bërë. Por një gjë është e sigurt: njësoj si gjatë luftës, njësoj si pas luftës, edhe sot edhe përgjithnjë Shqipëria e shqiptarët do të vazhdojnë të punojnë e mbështesin Kosovën në çdo kohë e në çdo sfidë”, ka shkruar Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: