TIRANE- Olta Gixhari është një ndër aktoret shqiptare që tërheq vëmendje sa herë del në ekran. Ajo çka bie në sy, përtej paraqitjes së saj fizike, janë lëvizjet dhe sjelljet e saj sensuale dhe tërheqëse.

Vetë Olta Gixhari ka postuar një foto në rrjetin social nga performanca e saj në emisionin “Në 1 javë”, ku sërish shfaqet sensuale.

E pas kësaj nuk kanë munguar komentet e fansave të saj, të cilët e ngacmojnë për t’i treguar simpatinë që kanë ndaj saj meshkujt shqiptarë, e ndërsa një prej tyre i shkruan “S’kishte faj ai ambasadori që ra në dashuri me ty”.

Në një intervistë, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaroi “Keqardhje është se kam shpenzuar 4 vite këtu dhe nuk kam takuar Olta Gixharin”.

Kjo deklarata bëri të kuptohej, se ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, e kishte “pikë të dobët” aktoren shqiptare, duke u shprehur se “nuk do ta braktiste Shqipërinë, nëse këto do t’ia kërkonte bukuroshja shqiptare”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: