TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Albana Vokshi, nga foltorja e Kuvendit akuzoi ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj se duhet të jap një sërë shpjegimesh për abuzime me detyrën, duke përmendur kështu rastin e kompanisë farmaceutike “Omega Pharma”.

Vokshi pohoi se “Ministri Beqaj është arrogant dhe i korruptuar. S’mund të cënohet me fjalor urrejtje një deputete. Kryeministri Rama duhet të reagojë.”, ndërsa iu kundërpërgjigj fjalimit të Beqajt në lidhje me deputeten Albina Deda. “Ministri ka qenë në krye të herës në dijeni të abuzimeve.”, theksoi Vokshi.

Sakaq, ajo deklaroi se ministri ka abuzuar njëkohësisht dhe me recetat e medikamenteve.
“Abuzimet ka pasur me recetat fiktive, ndaj Beqaj është përgjegjës”

Akuzave të deputetes Vokshi, në lidhje me depon farmaceutike ‘Omega Pharma’, pronari i së cilës ndodhet në burg për akuzën e mashtrimit me barnat e rimbursueshme ministri Beqaj iu përgjigj duke sqaruar se përfshirja e kësaj depoje në tendera, nuk mund të ndalohet për aq kohë sa për të nuk ka një vendim të formës së prerë nga gjykata. Vokshi më tej në replikë, akuzoi ministrin se ka pasur dijeni për abuzimin e “Omegës”.

Ndërkaq, Vokshi ndër të tjera akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të marr nën pushtetin e tij dhe censurojë Shoqërinë Civile. “Zullumi jot është shumë i madh dhe zor se do shpëtosh. Për sa i përket Këshillit Kombëtar të Shoqërisë civile. Qeveria vodhi draftin e shoqërisë civile dhe e ndryshoi atë paturpësisht dhe e prezantoi si të vetin. Titulli ishte një fyerje për shoqërinë civile. Këto lloj institucionesh të jenë të pavarur nga qeveria. Plotë 18 milionë lekë vetëm për një projekt ‘Kariesi’. 14 milionë lekë janë dhënë për luftën kundër diskriminimit. Mund të më vijë në ndihmë Beqaj, apo dhe kolegu im i Rashbullit. Djelmoshat e AMSHC-së, financuan për Forumin Rinor, 17 milionë lekë. Ajo që ju kërkoni ju të bëni, pasi kërkuar që ti merrnit presidentit kompetencat, doni të fusni në tutelë dhe shoqërinë civile. Kolegë të papërlyer të mi, ju them se keni bërë një betim. Por s’mund të lejoni këtë teatër absurd. Duhet t’i themi ndal censurës mbi mediat. Për një fjalë goje shtetit të fut në burg. Nëse shoqëria civile hyn nën kontrollit e kryeministrit, s’do ketë liri fjalë.”, tha deputetja.

Beqaj: Ke një siklet, prej vitesh kërkon për kuzhinë
Vokshi: Ju zoti ministër do ju bënte nder të heshtnit. Ju prapë mashtroni me kompaninë “Omega”. Ai njeri ka abuzuar me dijeninë tuaj, nuk është 2,2 dëmi që ajo kompani ka bërë. Ju keni lidhur kontratë me këtë kompani që është proceduar…Ju jeni pas tij, jeni ju pas gjitha abuzimeve.

Beqaj: Me prokurimin publik nëse kompania nuk është e dënuar nuk ndalohet të marrë pjesë në garë. Ne s’mund të ndërpresim kontratat me të pa një vendim të formës së prerë të gjykatës.

(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: