Në Greqi është identifikuar rasti i parë i mutacionit Omicron të koronavirusit.

Sipas autoriteteve shëndetësore rasti i identifikuar me Omicron është një qytetar grek i ardhur nga Afrika e Jugut. Mësohet se është izoluar dhe se ka nisur gjurmimi i kontakteve.

Ministri i Shëndetësisë greke, Thanos Plevris bëri me dije se nga 16 janari do të hyjnë në fuqi masat për vaksinim të detyrueshëm të personave mbi 60 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb