Ditët e fundit Belgjika është përballur me një rritje të rasteve të variantit Omicron të koronavirusit. Aktualisht 41% e numrit të rasteve i përkasin këtij mutacioni.
Mikrobiologu Emmanuel Andre, u shpreh se ky variant po përhapet me shpejtësi dhe se nëse vijon me të këtë ritëm, do të jetë dominues në vend.
Ndërkohë qeveria belge vendosi me 22 dhjetor të shtrëngojë masat për shkak të përhapjes së shpejtë të Omicron.
Kinematë, teatrot , koncertet dhe ngjarjet kulturore janë pezulluar , po ashtu edhe disa tregje do të qëndrojnë mbyllur për Krishtlindje.
(BalkanWeb)