TIRANË

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar disa të dhëna për variantin e fundit të COVID-19, Omicron. Alimehmeti shkruan se ky variant është qartësisht më pak rriskues se variantet e reja, pasi vala e fundit nuk po shoqërohet me nivel proporcional të vdekjeve.

Sipas tij, Omicronit i duhen edhe 2-3 javë ta largojë Deltën nga popullata në këto shtete dhe spitalet pa Delta do të jenë rreth fundit të janarit.

POSTIMI I PLOTË

❗”Fshati që duket nuk do kallauz”
Cit.: Populli
? Omicron është qartësisht më pak riskues se variantet e tjera!

? Në grafikë shihet qartë që vala e fundit (omicron) nuk po shoqërohet paralelisht me nivel proporcional të vdekjeve, siç shihet në valët e tjera.

? Në grafikë mund të shihni:

?? Afrikën e Jugut, ku vala omicron është në rënie.

?? Britaninë e Madhe, ku rastet janë në rekorde historike (190.000 raste/ditë), por VDEKJET PO BIEN!

?? SHBA, e njëjta situatë si në Britani, por pak më prapa në kurbën epidemiologjike.

?? Itali, rastet në qiell, vdekjet shumë lehtësisht të rritura, por të pakrahasueshme me valët e tjera.

❗Kujdes:
?Ende shumë raste në spital janë ende Delta.
?Omicronit i duhen edhe 2-3 javë ta largojë Deltën nga popullata në këto shtete dhe spitalet pa Delta do të jenë rreth fundit të janarit.

Alimehmeti Fb
Alimehmeti Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb