Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr spinaq
300 gr patate të ziera
2 kokrra vezë
4 luge gjelle qumësht
3 luge gjelle vaj ulliri
Majdanoz
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë, kalojmë spinaqin për 1 minutë dhe më pas e vendosim në ujë të ftohtë, e kullojmë mirë dhe e kaurdisim për 1 minutë me pak vaj ulliri ose gjalpë duke e e rregulluar me kripë dhe pak arrë moskat.

Patatet e ziera i presim në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një tas. Rrahim vezët me pak qumësht, kripë dhe piper dhe më pas e shtojmë këtë masë tek patatet. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit e omletës të cilën e pjekim në një tigan me pak vaj ulliri duke e pudrosur në fund me majdanoz.
Vendosim omletën me patate mbi spinaq dhe e shërbejmë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: