Nga: ZONJA ENEIDA

3 vezë + 1 të bardhë veze
1 lugë panna
100 gr spinaq
2 domate të thara
1 kuti me cottage cheese Exquisa
Pak piper
Kripë
Vaj ulliri

Rrahim vezët dhe shtojmë kripën, piperin, panën si dhe djathin cottage. Në tigan me pak vaj ulliri shtojmë domatet e thata dhe spinaqin dhe e presim sa të ulet volumi. Shtojmë vezën dhe i lemë të skuqen. Në fund shtojmë kripë dhe piper. Sipas dëshirës, omletën e kalojmë në një piadinë, e bëjmë role, e presim dhe e servirim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb