Man.United po përjeton një sezon me ulje ngritje shumë të mëdha. Pas turpërimit të pësuar në derbi përballë City, “djajtë e kuq” shmangën një tjetër humbje të rëndë, këtë herë në Europa League. Me C.Ronaldo në fushë nga minuta e parë, në transfertë përballë Omonia, ekipi i Ten Hag e pa veten në dizavantazh në minutën e 34-ët.

Me fillimin e pjesës së dytë, tekniku holandez hodhi në fushë Rafshord dhe ishte pikërisht sulmuesi anglez që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 53-të. Ten Hag bëri një tjetër lëvizje të gjetur duke hedhur në fushë Matrial. Në topin e parë që i erdhi në këmbë, sulmuesi francez pas një kombinimi të bukur me Rashford e dërgoi në rrjetë duke përmbysur rezultatin. C.Ronaldo nuk arriti të linte gjurmë në këtë sfidë, u mjaftuan vetëm me një asist për Rashford që realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Man.United. Në fund, Omonia ngushtoi shifrat në 2-3, por pa mundur të marrin një pikë historike.

Pas xhiros së tretë, Grupi E kryesohet nga Real Sociedad në kuotën e 9 pikëve, plus 3 nga Man.United.

311265930 10160255405557713 7594443135228995975 N
311265930 10160255405557713 7594443135228995975 N

Arsenal vijon formën fantastike edhe në Europa League ku mposhtën Bodo/Glimt me rezultatin e pastër 3-0. Me një ndeshje më pak se rivalët, “topçinjtë” kryesojnë Grupin A me 6 pikë, plus dy nga Bodo/Glimt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb