Në ditët e sotme të kesh një apo më shumë rrjete sociale është mëse normale. Ajo ç’ka për të cilën nuk jemi ende të qartë është siguria që gjejmë në to. Sapo dita nis, këdo e shikon me telefon në dorë. Instagram, Facebook apo What’s App, për këdo janë kthyer në pjesën më atraktive të jetës. E menduar pakëz më thellë, ndoshta duhet të na frikësojë paksa ky fenomen.

Mania për t’i përdorur në orë të gjata e presioni psikologjik që ata transmetojnë te ne. ON’ Line nga Greta Allushi, solli këtë të premte në vëmëndjen e kësaj puntate pikërisht këtë problematikë.

Më se shumti, vëmëndja ishte tek fëmijet, mosha kritike e tyre bëhet e gatshme për të sjellë goxha probleme.

A nuk duhet të jetë një rrjet social, një frikë e prindërve ?

Sa të kujdesshëm duhet të jeni me fëmijët tuaj ?

Cili është shembulli që ata shohin në homepage ?

Sa të sigurt janë fëmijët nga virtualiteti ?

Cilat janë elementet kryesore që duhet të na çojnë në eleminimin e tyre?

Por, gjithashtu edhe një tematikë kjo, që prek edhe më të rriturit. Mania për t’u dukur perfekt duket se tashmë është kthyer në presion psikologjik për të gjithë ne. E ftuar e kësaj puntate, për t’i dhënë përgjigje çdo pyetjeje është psikologia Enertila Bekteshi. Për më shumë detaje e këshilla, klikoni në linkun më poshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb