Kur duam që të humbasim peshë, zakonshëm ndodh të mos gjejmë mënyrën e duhur. Emisioni On’ Line nga Greta Allushi në News24 pati qendrën e vëmendjes në temën më të fundit pikërisht këtë fakt.

Teksa tentojmë të humbasim kilogramë, një prej mënyrave në dukje ideale janë dietat ushqimore. E jo gjithnjë kemi qëlluar në dietën e duhur. E rëndësishme është të kuptohet se dietat duhet të jenë të shëndetshme, jo ekstreme e pse jo të këshillohen me një dietolog profesionist.
Sikundër dietologia Rolina Naco, shpjegon për On’ Line se cilat janë gabimet që bëjmë, cilat janë pasojat që sjell kequshqyerja nga dieta të gabuara. Po ashtu, ajo rrëfen për kamerën e News24 se cilat janë disa dieta ideale e në mënyrë të shëndetshme për këdo që do të ulë peshë

Një prej çështjeve që nuk mungon është edhe dobësimi përmes qendrave të dobësimit
Por, Rolina dukshëm sa i mbështet ka edhe mendimin e saj negative për to. Ajo shprehet për On’ Line se mesazhi që ato transmetojnë është i gabuar, duke renditur sipas saj anët negative të kësaj mënyre dobësimi.
Për më shumë detaje dhe informacion ndiqni videon më poshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb