TIRANË

I ftuar special i javës në emisionin ‘On’ Line’ nga Greta Allushi ishte eksperti i duhanit dhe alkoolit Roland Shuperka. Në këtë temë të mënyrës së argëtimit të të rinjve, një problematikë kryesore e trajtuar ishte dhe përdorimi i shishave apo ndryshe ‘nargjile’!

Shuperka u shpreh se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e tyre, pasi dëmi është shumëfish më i madh seç mendohet. Mes statistikash, Shuperka tha për News24, se të rinjtë duhet të qëndrojnë sa më larg tyre e prindërit të tregohen sa më të kujdesshëm me këtë fenomen kaq të afërt me ne.

Ndër të tjera, ai tha Ministria duhet të ndërmarrë masa në abuzimin e këtij rasti. Roland Shuperka mendon se personat kompetent janë ata që nuk i vënë rëndësinë e duhur dhe duhet ta bejnë sa më shpejt. Detaje më shumë i gjeni në linkun më poshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb