Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, PhD. Onejda Kyçyk, përgjegjëse e Qendrës së Kërkimit të Ushqimit në UBT foli për rrezikun që sjell përmbajtja e lartë e yndyrave në produktet “snack” si patetinat dhe sa e vështirë është t’i ndalosh fëmijët që të konsumojnë këto ushqime.

“Yndyrat janë shumë të rrezikshme për shëndetin, pasi janë promotor të shumë sëmundjeve, si hipertension, sëmundje kardiovaskulare etj. 99% të sëmundjeve që kalon njeriu është nga ushqimi. Fëmijëve e kam të vështirë t’ja u ndaloj konsumimin e këtyre produkteve, por përpiqem që t’ja u reduktoj. Përsa i përket reklamimit në televizion, fëmijët janë të prirur që gjërat që shohin në reklama t’i blejnë, por përpiqem që fëmijët t’i tremb që të mos i konsumojnë, të paktën në një sasi të lartë. Vaji i palmës nuk është i dëmshëm nëse përdoret në sasinë e duhur. Nga fruti i palmës marrim dy vajra, vendet aziatike që janë prodhuesit më të mëdhenj janë konsumatorët më të mëdhenj dhe nuk kanë probleme si hipertensioni. Ka benefit se përpunohet shumë kollaj, por për fëmijët e mi do merrja një produkt që s’ka vaj palme”, -deklaroi PhD. Onejda Kyçyk.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: