Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka deklaruar se Komisioni i Pavarur i Kualifikimi sponsorizohet nga një biznes privat për të bërë analizën 4-vjeçare të Vettingut në një ambient luksoz në Vlorë.

Ndërsa citon një analizë të ‘reporter.al’, Vasili thotë se për Vettingun janë shpenzuar pa kursim miliona euro, dollarë dhe miliarda, por që sipas tij i gjithë procesi është i pabesueshëm. Drejtuar ndërkombëtarëve, nënkryetari i LSI shtron pyetjen se cili është standardi që do të pranojnë ndërkombëtarët e Tiranës atë të ONM apo Vettingun qylaxhi!?

Statusi:

ONM e refuzon,ndersa KPK e pranon qylin, a e beson kush kete Veting??

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sponsorizohet nga nje bisnes privat per te bere Analizen 4 vjecare te Vetingut ne nje ambient luksoz ne Vlore.

Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit e kane refuzuar nje sponsorim te tille: ” si jo etik”.

Jane harxhuar dhe harxhohen pa kursim miliona euro, dollare dhe miliarda leke per Vetingun.

Ndersa po ky Veting pranon nje sponsorizim privat duke rrenuar cdo etike e besueshmeri sepse pi vete u ka kerkuar edhe qindarkat gjyqtareve dhe i ka larguar nga detyra.

Cfare standarti do pranojne keta nderkombetaret e Tiranes: ate te ONM apo ate Vetingut qylaxhi??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: