Në Spanjë raportohet se policia ka nisur një hetim me në qendër Operacionin Oikos, në lidhje me një trukim të mundshëm të ndeshjeve në La Liga. Në shenjestër të uniformave blu qenkësh një akord i mundshëm që ka përfshirë kapitenin e Getafes, Horge Molina, i cili ka kërkuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Vilarealit për t’u kualifikuar në Champions League në sezionin 2018-2019, raporton “Cadena Ser”

Pavarësisht kësaj përpjekjeje të Molinës, Getafe nuk mundi do të shkojë në Champions, pasi vendin në veprimtaritë më të rëndësishme europiane e mori Valencia. Por vlen të theksohet se hijet e operacionit që sollën arrestimin e 11 personave vitin e shkuar, vijojnë të sillen rrotull kampionatit spanjoll.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb