Në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili është diskutuar lidhur me pjesëmarrjen ose jo të Kosovës në nismën e “Ballkanit të Hapur”, ku analisti Fitim Zekthi e kundërshtoi duke thënë se në këtë mënyrë kryeministri Rama zbaton idenë e Vuçiç për ta bërë Prishtinën një krahinë të Beogradit.

Por analisti nga Kosova Ismail Tasholli nuk ndan të njëjtin mendim pasi argumentoi se prezenca e Kosovbës në “Open Balkan” i është kërkuar Albin Kurtit në Uashington dhe se do të ndikonte pozitivisht pasi do të rriste presionin ndaj Serbisë.

Edhe avokati Plarent Ndreca theksoi se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë me rëndësi të madhe ekonomike për rajonin.

DISKUTIMI I PLOTË:

Zekthi: Ky kishte hyrë në negociata për të lënë pjesë të territorit të Kosovës për interesa të veta. E ka shndërruar çështjen e Kosovës në temë që e përdor për qëllimet e veta.

Ndreca: Çlidhje ka kjo? Çfarë e dëmton Kosovën prezenca në Open Balkan?

Zekthi: Do ta fus Kosovën aty si një krahinë të Serbisë.

Ndreca: Ky është fakt i pavërtetë. Në këtë logjikë i bie që ne nuk duhet të ishim hap por të rrinim me Enverin se ishim të lumtur.  Politika kombëtare e Shqipërisë nuk mund të jetë kjo, kjo është marrinë. Është marrinë kjo që Rama do të jetë lideri i botës.

Tasholli: Eskobari e tha të qartë se nuk duhet të ketë shtete të pabarabarta në Open Balkan. Te “Open Balkan” është edhe Ali Ahmeti që është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Por ta argumentojmë mbi viktimizimin është e panevojshme. Kosova jetime, e shkrirë e ngrirë, e grirë është komplet joracionale si diskutim. Sikur ne të merrnim pjesë do t’ia vështirësonim arsyetimin Vuçiçit. Por kam përshtypjen se po e përjetojmë ekonominë dhe lidhjen e saj me politikën nga perspektiva e shekullit të 19. Kosovës po i kërkohet edhe nga Amerika në Shtëpinë e Bardhë që të jetë pjesë e këtij projekti me cilësi të barabarta dhe jo si një copë krahine aty.

Lubonja: Kujt i është kërkuar kjo Albin Kurtit se nuk e dimë?

Zekthi: Qeverisë së Avdullah Hotit?

Tasholli: Qeverisë së Kosovës që ka për kryeministër Albin Kurtin. Në çdo kohë i është kërkuar?

Lubonja: Open Balkan sa ka që ka dalë si term?

Tasholli: Një vit e diçka.

Ndreca: Është bërë pjesë e një tavoline dhe ka nënshkruar një marrëveshje më të disfavorshme.

Zekthi: Po jo mo kjo është marrëdhënie ekonomike jo politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb