Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ka komentuar protestat që u zhvilluan në Tiranë kundër nismës ‘Ballkani i Hapur’.

Ajo u shpreh se ka njerëz që kanë frikë nga një iniciative e tillë pasi rrezikon t’u tregojë dobësitë e tyre.

Gjithashtu ajo tregoi se ka biseduar me presidentin Vuçiç pas ardhjes në Tiranë, duke sqaruar se takimi ka vijuar normalisht dhe se çdo gjë ka shkuar mirë pavarësisht protestës.

“Kam folur me presidentin dhe më konfirmoi se gjithçka ishte në rregull. Ai ka gjithë mbështetjen nga Beogradi. Si kudo në rajon edhe në Tiranë disa njerëz nuk mund të imagjinojnë një të ardhme ndryshe. Aleksandër Vuçiç është vizionar dhe ka parë një të ardhme tjetër për të pasur një lëvizje të lirë”, ka thënë më tej Brnabiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb