Ka mbërritur në Beograd delegacioni i Shqipërisë për takimin që do të mbahet nesër në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Rama së bashku me përfaqësues të tjerë janë pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit. Gazetarja Marsela Karapanco bën me dije se disa nga përfaqësuesit e delegacionit  qe  kryeministri Rama shoqërohet jane  Ardian Cela,  Odeta Barbullushi, dhe ministret e Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi. Mësohet se pas mbërritjes ata do të takohen me përfaqësues të tjerë në një darkë informale.

Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të 3 vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit do të përfaqësohet nga Nikola Dimitrov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb