Kryeministri Edi Rama, u shpreh qartë në konferencën me kancelaren Angela Merkel sa i takon ‘Open Balkan’.

“Kjo është e thjeshtë kancelarja me të drejtë i mëshon nevojës që 6 vendet te nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Është një proces i ngatërruar, shpesh kemi parë që një vend apo një tjetër bëhet shkak për ngecje. Open Balkan është krijuar për të mos u varuar nga vetot e njëri, dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit, jo për të përjashtuar njeri.

Procesi i Berlinit dy gjëra ka, lirinë e lëvizjes së njerëzeve, kapitaleve dhe investimet. Një nga pengesat ka qënë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e njerëzve, sepse kishte paragjykimin se ajo mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar.

Traseja është e shtruar, Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar.” –u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb