Këtë të mërkurë në Ohër, u zhvillua samiti i “Open Balkan”, ku edhe u firmosën disa marrëveshje që sipas kryeministrit Edi Rama do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve.

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin ‘Open’ ku u diskutua për këtë takim, tha se  ky është një projekt Rama-Vuçiç dhe se sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një qëndrim të drejtë duke mos iu bashkuar këtij projekti.

“Nuk ka refuzuar vetëm Kosova, janë tre shtete që kanë refuzuar. Kam parë që japin foto me pesë. Ballkani i hapur është ajo që u nënshkrua, jo ajo që u bë muhabet. Ballkani i hapur është Serbi, Maqedoni, Shqipëri. A duhet të merrte pjesë Albin Kurti? Besoj se jo. Kjo sepse Kosovës nuk i leverdis të hyjë në një treg ë përbashkët me kushte diskriminuese. Kurti thotë që është për treg të përbashkët, por i mbikëqyrur nga BE. Përse është i rrezikshëm sepse nuk ka ombrellë. Është e vështirë për këdo lider të Kosovës, të hyjë në një projekt rajonal kur e di që shoku vëllain e tij kryesor e ka partner me armikun e vet. Ky është një projekt Rama-Vuçiç, për të cilin Edi Rama që ka detyrim Kushtetues të mbrojë të gjithë interesat e shqiptarëve duhet  të ishte krah Kosovës, por ai e ka  akuzuar Kosovën se nuk ecën dialogu Prishtinë-Beograd. Nuk pranon të votojë për gjenocidin serb. Prezenca  e Albin Kurtin në atë tavolinë do e çonte përçarjen Tirana-Prishtinë në një tavolinë Ballkanike. Kemi dy qeveri me qëndrime kundër për këtë çështje. Pra mendoj që Rama bën keq që e vazhdon projektin dhe Albin Kurti bën mirë që refuzon të jetë pjesë”, tha  Bushati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb