TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse do të ketë një kundërshtim popullor për iniciativën e “Open Balkan” mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të ketë një modifikim të pozicionit.

Duke iu referuar pyetjes së 12-të në anketën e qeverisë për “këshillimin kombëtar” dhe çfarë vlere ka opinioni i shqiptarëve, kur kjo iniciativë është e kryer dhe tashmë janë firmosur disa marrëveshje, Rama tha se nëse kundërshtohet do të hapet një diskutim me njerëzit.

“Nuk thashë nuk do tërhiqem (nga Open Balkan) në mënyrë kategorike. Në rastin e Ballkanit të Hapur, ka bërë një proges në disa aspekte. Është një pjesë e rrugës dhe në rast se do të kishim një kundërshtim popullor për këtë ne do ta hapnim një diskutim me njerëzit dhe do të modifokonimin pozicionin tonë. Ky këshillim bëhet në fillim të mandatit të tretë dhe ne e kemi lançuar shumë më parë”, deklaroi Rama në emisionin “Open”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb