Në kuadër të takimit për nismën ‘Open Balkan’ kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë firmosur 5 marrëveshje bashkëpunimi. Tre liderët kanë parë nga afër procedurat ku ministrat e tyre përkatës kanë firmosur marrëveshjet, të cilat janë pritur me duartoktitje nga të pranishmit.

Kujtojmë se takimi mes tyre ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku ishte i zoti i shtëpisë, Edi Rama që priti Vuçiç dhe Zaev në Pallatin e Brigadave.

Dita e sotme ka qenë intensive me takime, ndërsa kulmi do të shënojë me një konferencë të gjatë për shtyp nga tre zyrtarët e lartë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

MARREVESHJET E MIRATUARA
1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

AXHENDA DATA 21 DHJETOR
09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)
09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

09.30 – Seancë
I pari që merr fjalën:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
Ines Muçostepa, Antoni Peshev,

10.30 – Pushim
10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur
11.30 – Ceremonia e nënshkrimit
12.00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal
Paneli:
Edi Rama
Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Presidenti serb, Aleksandar Vučić
Branislav Nedimović
Siniša Mali
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Trajan Dimkovski
Ines Muçostepa
Në seancë marrin pjesë edhe:
Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur
14.00 – Dreka zyrtare
16.00 – Nisja e delegacioneve

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: