BEOGRAD

Në konferencën e përbashkët për mediat në Beograd në kuadër të ‘Open Balkan’, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se kjo nismë nuk u bë as për kryeministrin Rama apo Zaev e as për atë vetë, por për njerëzit dhe ekonominë e rajonit.

Vucic tha se në takimin e sotëm është rënë dakord ngritja e këshillit të zbatimit të kësaj nisme.

“Jam shumë i lumtur të  prisja miqtë tanë nga shqipëria e Maqedonia e veriut sot. Patëm një takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues të biznesit, pamë se të gjithë janë 100% në favor të projektit. Është dëshpëruese fakti se ajo për të cilën ramë dakord është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht.

Ballkani i hapur është një nismë që bën dallim. Nuk u nis për shkak të Ramës, Vucic, apo Zaev, por për njerëzit. Ramë dakord të ngremë këshillin e zbatimit për përbërjen e saktë do të biem dakord më vonë. Do ketë takim me institucionet përkatëse. Folëm për qarkullimin e lirë të mallrave e shërbimeve. Puna jonë është të shohim se ku kemi patur gjëra që janë përjashtuar në terren.

Kur eksportojmë në RMV vijmë të premten e presim deri të hënën, kjo thjesht s’duhet lejuar. Kjo është arsyeja pse do kemi një kontroll të plotë. Ekonomitë tona varen nga kjo, do punojmë të shtunë e të dielë.

Duam të bëjmë dallimin që njerëzit tanë për 1.5 vjet të lëvizin pa asnjë lloj kufiri. Do jetë e njëjta gjë si nga Nishi në Shkup, apo Beograd. Kjo do të forcojë ekonomitë tona. Nuk po ndërhyjmë në gjëra politike të shteteve. Është e rëndëishme të lidhim industrinë e softëare. Duhet të fluturojmë për një normë më të lartë rritje, kemi mbetur pas, duhet të bëjmë gjithçka mundemi për ta bërë më të lehtë për njerëzit tanë. Kemi vonesa të jashtëzakonshme, që do përpiqemi t’i zgjidhim. si psh, reciprociteti.

Për samitin e Tiranës do kemi një takim pas Krishtlindjeve dhe do nënshkruajmë psh memorandumin për lejet e punës, që duhet të ketë fuqi ligjore, që ata të punojnë kudo lirisht në rajon. Ndryshe do kemi situata si sot, edhe pse s’kam asgjë kundër indianve apo filipinasve por duhet të mbajmë njerëzit tanë.

Duhet të biem dakord edhe për qarkullimin e lirë të të huajve. Duhet të ulemi të gjithë bashkë, kjo nuk ka të bëjë me politikanët, i takon njerëzve, biznesit, në mënyrë që të ecim para.

Jam i lumtur e mirënjohës, sot na u shpejguan problemet me të cilët përballen sipërmarrësit. Janë në favor të nismës, vetëm kërkojnë rezultate të shpejta. Është pak më e lehtë sot sec ishte më parë, por është larg asaj që duam të kemi.’ u shpreh Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb