Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ngriti pyetjen se përse në një kohë kur nisma Ballkani i Hapur u trumpetua si një mini BE, nuk merren masa për të zbutur krizën energjitike, njësoj siç po bën unioni?

Tabaku shtoi se kjo indikon që Open Balkans dukshëm nuk është ajo që tentohet të shitet.

Postimi i plotë:
Ka propaganduar qeveria për vite idenë e Open Balkans duke e shitur si një mini BE.
Si ka mundësi që kjo mini BE nuk përdoret në interesin e qytetarëve ku vendet bëhen bashkë për të zbutur krizën energjitike njësoj siç bën BE?
Dëgjuam dhe pamë se si shijuan verërat por nuk dëgjuam politika si fjala vjen vendosja e një çmimi tavan për blerjen e energjisë elektrike siç bëjnë vendet e BE.
Një bashkim që tenton realisht të zgjidhë problemet si një mini BE nuk është një fasadë për t’ia shitur qytetarëve por një bashkim që punon në interes të qytetarëve.
Dukshëm OB nuk është diçka e tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: