Emisioni prestigjioz “Open” i gazetares, Eni Vasili rikthehet sot në ekranin e dashur të shqiptarëve, “News24”. 

Siç tashmë “Open” e ka traditë të vetën, ku përballë politikanëve dhe personazheve më të rëndësishëm të jenë analistët më të mirë, edhe sot në mbrëmje në orën 21.00 i ftuar do të jetë ish kryeministri, Sali Berisha në një debat me analistët më të njohur në vend.

Kuvendi i fundit i 30 prillit, bashkim apo përçarje, pse bojkotuan 35 deputetët këtë Kuvend, a është një formalitet zgjedhja e Berishës si kryetar i PD në 22 maj dhe si do ta zgjidhë ish kryeministri problemin me SHBA, do të jenë disa nga temat e debatit të sotëm..

Ndërkohë Teleshikuesit do të mund ta ndjekin emisionin e Eni Vasilit në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00. Open vjen më News24 katër herë në javë nga e hëna në të enjte në prime time.

Eni Vasili është një nga gazetaret më të njohura në vend dhe që vjen nga eksperienca me rëndësi në televizionet kombëtare, ku suksesi e ka ndjekur vit pas viti duke regjistruar rekord audience. I njëjti standard pritet të përçohet edhe në emisionin politik në News 24 ku do të përcillen lajme dhe debate politike dhe jo vetëm, i cili starton sot në orën 21.00 në ekranin e dashur të shqiptarëve, News24.

Eni Vasili rikthehet në shtëpinë mediatike të saj, ku për katër vite drejtoi programin, “Studio e Hapur”, edhe ky një program, ku temat e aktualitetit, nga  politika, ekonomia dhe deri tek  kultura  vinin për shikuesit katër herë në javë. Debati, analizat, intervistat, reportazhet, investigimet ishin përmbajtja e “Studio e Hapur”, e Eni Vasilit prej 2013 në 2018 në News24. Prandaj kjo lëvizje e saj mund të quhet rikthimi në shtëpi i Eni Vasilit.

Ndërkohë “Open”, është një emision i përnatshëm i aktualitetit në Shqipëri, i cili nisi rrugëtimin në shtator të vitit 2018 në “Top Channel” si një vazhdim dhe perfeksionim i markës “Studio e hapur” . Open” kreu një rrugëtim  katërvjeçar të  mbushur me sfida, të cilat e bënë atë forumin e vërtetë të debatit shqiptar.

Tërmeti dhe pandemia do të mbahen mend si periudha traumatike për të gjithë shqiptarët , periudhë në të cilën Open u konfirmua si program lider ne fashën e vet duke përcjellë aktualitetin me nota absolute besueshmërie tek publiku. Veç kësaj debati i ashpër politik mes politikanëve dhe analistëve më të morë në vend e kanë bërë programin Open ne ringun e vërtetë politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: