Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është pyetur në “Open” lidhur me zjarret në Sazan dhe mungesën e helikopterëve për shuarjen e tyre.

I vendosur me shpatulla pas murit nga gazetarët lidhur me mungesën e 4 helikopterëve Cougar, për të cilët raportohet se ndodhen në remont, ministri u përgjigj duke thënë se Forcat Ajrore të Shqipërisë posedojnë 20 helikopterë.

Debati në OPEN:

Bajrami: Thatë që shteti shqiptar nuk e ka mundësin 50 milionë euro për një avion Canader. Ndërkohë të 4 ato helikopterët Cougar i keni në remont. A e shqetëson Ministrinë e Mbrojtjes fakti që një helikopter ka dy vite në remont. Dhe është shqetësim sepse vetëm 25% e flotës duhet të jetë në remont dhe jo e gjitha. A ka shteti shqiptar mundësi për të menaxhuar zjarret në zonat e banuara?

Peleshi: Unë sot kam vizituar qendrën operacionale të emergjencave civile të Greqisë dhe kemi diskutuar për bashkëpunim në rastet e emergjencës. Ne gjithashtu kemi marrëveshje me mekanizmin europian sepse vitin e kaluar ka qenë një model bashkëpunim. Vitin e kaluar kanë ardhur 3 helikopterë. Një holandez dhe dy çekë. Ne s’jemi anëtarë me të drejta të plota të mekanizmit megjithëse e përdorim atë. Nëse do të bëhemi anëtar do të jemi.

Vasili: Jemi në dorë të zotit?

Peleshi: S’jemi aspak në dorë të zotit, jemi në dorë të mekanizmit. S’jemi të gjitha në remont sepse flota jonë s’ka vetëm 4 helikopterë por 20 helikopterë. Ne do të kemi gjatë sezonit një helikopter Cougar.

Bajrami: Po flasim për helikopter për shuarjen e zjarrit jo për vizita të zyrtarëve nëpër Shqipëri.

Peleshi: Po flasim për Cougar dhe nuk janë të 4 në remont. Asnjëherë nuk do të jenë një apo dy helikopterë për zjarret. Ne do ti referohemi këtij mekanizmi europian. Nuk thashë që ne nuk kemi shërbim dhe nuk na gjenden. Nuk thashë që jemi në dorën e zotit. Nëse doni si e ndaj unë, unë them se është 70% forca tokësore dhe 30% forca ajrore. Edhe Sazanin e ka shuar forca tokësore. Ka ndihmuar avioni kanadez, por Sazani është pyll i dendur dhe me një helikopter të vogël vetëm sa e eksiton më shumë zjarrin, por Canaderi është më i madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb