Disa ditë pas kësaj deklarate të ministres së Kultures Elva Margariti, kur një debat i madh perfshiu artistët e operas të cilët e gjetën të paqartë dhe të pasigurtë, për të ardhmen e tyre dhe atë të institucionit, një deklaratë e Ministrisë hedh poshtë frazat e ministres, ndërsa i etiketon si dezinformim shqetësimet e artisteve.

“Ministria e Kulturës fton opinionin publik dhe komunitetin e artistëve të kthejnë vëmendjen tek faktet dhe të vërtetat e prekshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke iu larguar dizinformimit dhe hamendësimeve të pabazuara, deri në trillime, mbi një të ardhme të TKOBAP jashtë strukturave të Ministrisë së Kulturës”, thuher ne reagim.

Reagimi i ministrise megjithatë, nuk sqaron çfarë nënkupton dalja nga varësia totale e operas nga shteti, por i cilëson të pabaza dhe trillime shqetësimet e pyetjet e ngritura. Duke pranuar nevojën për të hulumtuar modele të suksesshme, për rritjen e kapaciteteve financiare, reagimi i ministrise, flet per ndryshime rrenjesore dhe rishikim te kuadrit ligjor pa dhene detaje.
“Benefitet financiare që duhet të përfitojë “shtëpia” kombëtare e artit, kërkojnë rishikime të mëtejshme të kuadrit ligjor, që do të mundësojnë që, fondet e vetëgjeneruara të mbeten në arkën e Teatrit, në shërbim të artistëve dhe cilësisë artistike. Si shembuj reference po merren modelet më të suksesshme të teatrove nacionalë europianë, për të pasur një kuadër sa më të plotë të skemave të qëndrueshme” thuhet ne deklaratene kesaj te shtune.

Pas më se tri ditësh heshtje, çka i hapi rrugë aludimeve, reagimi i Ministrisë duket se kundërshton deklaratën e ministres duke ia veshur termave dezinformim dhe keqinterpretim barrën e fajit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb