Një operacion i madh antidroge ku është goditur një grup i rrezikshëm që duket se luante fijet e trafikut jo vetëm në Shqipëri është duke u zhvilluar në këto momente në qytetin e Elbasanit.

Burime policore konfirmojnë për “BalkanWeb” se lënda narkotike, e llojit heroinë u kap brenda një kamioni të linjës Shqipëri-Greqi, i cili kishte hyrë nga Turqia dhe po transportohej drejt Greqisë. Deri më tani mësohet se brenda furgonit janë sekuestruar disa pako me drogë, paraprakisht thuhet se janë më shumë se 5 kg.

Të njejtat burime saktësojnë se falë këtij operacioni janë arrestuar 4 shtetas shqiptarë dhe një tjetër është shpallur në kërkim

vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb