Policia e Matit nën drejtimin e kryeprokurorit të rrethit Abaz Muça ka zhvilluar një operacion antidrogë ditën e sotme.

Deri tani janë të paktën 14 persona të ndaluar dhe një i shpallur në kërkim. Ndërkaq mësohet se këta persona kanë qenë në monitorim dhe përgjim prej 2 vitesh.

Detaje të tjera të operacionit i cili është në zhvillim e sipër priten në orët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: