MALLAKASTRA

Një operacion antikanabis ka bërë Policia në Mallakastër ku janë arrestuar dy persona.

Policia goditi dy raste kultivimi kanabisi në pyllin e Kutës dhe një tjetër në Poçem.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar dy autorët, A. Z., 50 vjeç, banues në Vlorë, dhe 25- vjeçari J.Sh, banues në Klos të Mallakastrës.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Mallakastër

 

Tjetër operacion antikanabis nga Komisariati i Policisë Mallakastër.

 

Gjatë kontrollit të territorit evidentohen dhe goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë Mallakastër u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kuta”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:

 

  1. Z., 50 vjeç, banues në Vlorë.

 

Gjithashtu, u ndalua shtetasi:

 

  1. Sh., 25 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se shtetasi A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe shtetasi J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.

 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb