BRUKSEL- Tre persona të akuzuar për pjesëmarrje në veprimtari terroriste në Belgjikë, në vijim të operacionit të ndërmarrë një ditë më parë në disa qytete të vendit, njoftoi sot Prokuroria Federale.

Yassine A., Mohamed B. dhe Aboubaker O. u arrestuan, njoftoi Prokuroria në një deklaratë, duke konfirmuar “një operacion gjyqësor antiterrorist” por që nuk ka lidhje me sulmet terroriste të 22 marsit në Bruksel. Një person i katërt i cili u ndalua nga forcat e policisë për këtë çështje, u la i lirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: