ITALI-Policia italiane ka kryer një operacion, ndërsa ka arrestuar disa persona, që dyshohen të jenë pjesë e bandës kriminale “Ndrangheta”.

Siç raporton Tgcom, në kuadër të operacionit të koduar “Hermes”, në pranga janë vënë disa persona që mendohet se i përkasin grupit kriminal në Crotone, ndërsa akuzohen për krime kundër personit dhe pasurisë, si dhe për trafik armësh.

Detajet për operacionin në fjalë pritet të jepen në një konferencë për shtyp në orën 11:00, në prani të Prokurorit të DDA të Catanzaro-s, Nicola Gratteri, të zëvendësprokurorit, Vincenzo Luberto dhe shefit të policisë së Crotones, Massimo Gambino.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: