Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Kosovë ka sekuestruar ditën e sotme një arsenal armësh në Prishtinë. Aksioni u ndërmor në Fshatin Mramor të Prishtinës, në një shtëpi ku dyshohej se ka armë, narkotik dhe mallra të kontrabanduara (aparate të lojërave të fatit të pa zhdoganuara).

Komunikata e dërguar për media nga Policia e Kosovës tregon se operacionin policor i koduar “YJET”, u realizua me urdhëresë të Gjykatës Kompetente, në mbështetje edhe nga Njësit e Specializuara, Teknika Kriminalistike, Doganat e Kosovës dhe ATK, ku me këtë rast janë konfiskuar:

•7 armë të gjata të kalibrave të ndryshëm,
•1 armë e shkurt TT,
•33 fishek,
•1 kuti për pastrimin e armëve,
•1 Llap Top,
•1 palë Dylbi,
•1 rryp mbajtës për fishek
•1 veturë gjip Chevrolet Suburban,
•81 lloje të aparateve (dyshohet të pa doganuara),
•59 monitor të aparateve të lojërave të fatit,
•12 aceptor të aparateve,
•36 pjesë të ndryshme të aparateve të lojërave të fatit.
Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
thumbnail-dsc-0010_1520688418-3135858

thumbnail-dsc-0011_1520688422-1723197

thumbnail-dsc-0012_1520688426-330306

thumbnail-dsc-0036_1520688409-8330662 (1)

thumbnail-dsc-0036_1520688409-8330662
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: