ITALI

Policia e Tarantos ka shkatërruar tre organizata të dyshuara për trafik droge, të akuzuar për importimin e kokainës, heroinës, hashashit dhe marihuanës nga Shqipëria e Holanda, për t’u hedhur në treg në provincat e Brindisit, Leçes dhe Tarantos.

Prokuroria italiane lëshoi gjithsej 12 urdhër-arreste, për 3 italianë e për 9 shqiptarë. Operacioni nisi me sekuestrimin e një sërë armësh dhe municionesh. Hetimet treguan se shqiptarët e italianët kryenin aktivitet ilegal në rrethet Tamburi, Paolo VI dhe Salinella të Tarantos, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të arrestuarit do të dërgohen në gjyq, ku pritet të përgjigjen për një sërë veprash penale si pjesëmarrja në organizatë kriminale, trafiku i armëve, si dhe trafiku ndërkombëtar i drogës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb