Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara nga 19 të dyshuar janë arrestuar 16 persona me origjinë irakiane të cilët u përcaktuan se kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH dhe zonat e konfliktit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat i punës së koordinuar mes njësive të antiterrorizmit të policisë së Ankarasë dhe drejtorisë së inteligjencës, u bë e mundur identifikimi i 19 personave me shtetësi irakiane, për të cilët kishte informacione të inteligjencës se kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH dhe zonat e konfliktit.

Në operacionet e ndërmarra pas këtyre punimeve u arrestuan 16 prej të dyshuarve.

Ndërkohë vazhdon puna për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë në arrati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: